Vëzhgimi fillestar i eshtrave që u gjenden në ambasadën e Vatikanit në Romë sugjerojnë se i përkasin një gruaje, thonë raportet, duke rritur spekulimet se zbulimi mund të zgjidhte një mister të viteve 1980.
Një skelet pothuajse i plotë si dhe kocka të tjera u gjetën nga punëtorët të hënën.
Gjetja ka ngritur shpresat e familjeve të dy vajzave 15 vjeçare që u zhdukën në Romë në vitin 1983.
Një nga vajzat, Emanuela Orlandi, ishte qytetare e Vatikanit.
Katër burra që rinovuan një kat të bodrumit pranë Nunciaturës Apostolike të Vatikanit gjetën eshtrat.
“Ne ishim gërmuar dhe kishim hequr dyshemenë, pastaj pamë eshtrat dhe menjëherë ngrita alarmin”, tha një nga punëtorët.
Autoritetet italiane nisën një hetim për të gjetur nëse eshtrat i përkisnin vajzave të humbura Emanuela Orlandi dhe Mirella Gregori.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...