Gjenden dy bomba në Londër

21:54 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Dy bomba të dyshuara janë gjetur në një apartament të papërdorur në veriperëndim të Londrës, duke bërë që të angazhohet policia e anti-terrorizmit.

Mjetet e dyshimta janë gjetur në një banesë në Craven Parl, Harlesden, këtë mëngjes dhe besohet se janë mjete të improvizuara shpërthyese, transmeton portali arbresh.info.

Banesa është evakuuar dhe zona u mbyll gjersa hetuesit nga Komanda e Kundër Terrorizmit nisën hetimin.

Të dyja mjetet janë larguar pastaj nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm nga forenzika.

Kërkime të mëtejshme janë kryer gjithashtu përreth bllokut të apartamenteve në zonë dhe është cilësuar si e sigurtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme