Google ADS

Gjenden 11 fëmijë të uritur në mes të shkretëtirës

10:22 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia amerikane ka shpëtuar 11 fëmijë të keqtrajtuar të cilët janë mbajtur në kushte të tmerrshme në një “kompleks” në shkretëtirë shkruan BBC përcjell arbresh.info

Sherifi lokal ka thënë se 11 fëmijë, nga mosha 1 deri në 15, pa këpucë, të veshur me lecka dukeshin si banorë të “Botës së Tretë”.

Pesë të rritur janë gjetur në vendin e ngjarjes duke përfshirë edhe dy burra të armatosur rëndë.

Policia ka dalur në kërkim të tyre pas një mesazhi që shkruante: “Ne jemi shumë të uritur, na duhet bukë dhe ujë.”

Ende nuk është e qartë se si grupi i fëmijëve ka përfunduar në atë “kompleks” që policia e përshkruante si tunel i mbuluar me qese plastike, pa sistem të ujit dhe energjisë elektrike.

Një polic tha se: “Unë punoj si polic që 30 vite dhe kurrë nuk kam parë diqka të tillë, e pabesueshme”.

Hetimi nisi nga një akuzim ndaj Z. Wahhaj që mundohet të ketë rrëmbyer djalin e tij 3 vjecar i cili nuk ishte i pranishëm në “kompleks”.

Tani fëmijët janë duke marr kujdesin e duhur nga shërbimet lokale të vendit./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme