Google ADS

Gjen familjen e përgjakur nën rrënoja

15:03 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një moment i tmerrshëm është kapur nga kamera në rajonin e kontrolluar nga rebelët në Siri.

Në video shihet një djalë i dëshpëruar teksa tenton të shpëtojë tezen e tij shtatzënë, katër kushërinjtë dhe gjyshen nga rrënojat  enjë ndërtese në Ghoutan Lindore, pasi kjo zonë u bombardua nga forcat e Assadit, transmeton portali arbresh.info

Një grua e ngujuar me fytyrë të përgjakur mund të shihet duke qarë në agoni, ndërsa ekipet e shpëtimit mundohen ta lirojnë. Gjithashtu në pamje mund të shihet fytyra  e një djaloshi të lënduar.

Dje shefi i OKB-së Antonio Guterres përshkruajti gjendjen në këtë zonë si “ferr në tokë”./Arbresh.info/

Paralajmërim, pamjet mund të jenë të rënda për personat e ndjeshëm!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme