Një punëtor që radhiste rrobat e dhuruara në Tajvan, hasi në rreth 10.140 dollarë që ishin ruajtur në një zarf të kuq dhe të vendosura në xhepat e një veshjeje.
Byroja e Mbrojtjes së Mjedisit të Qarkut Taichung Nantung tha se 28 vjeçari, Huang Chi-lung, po zgjidhte çantat me rroba të dhuruara në një vend grumbullimi në qytet kur gjeti paratë dhe njoftoi mbikëqyrësin e tij.
Zyrtarët e dërguan çantën që përmbante paratë në një stacion policie, ku oficerët gjetën fatura dhe dokumente të tjera që identifikonin pronarin.
Pronarja ishte një grua 72-vjeçare, e cila tha se burri i saj kishte mbledhur rrobat për t’i dhuruar, pa e ditur se njëra prej rrobave përmbante zarfet me para që ajo kishte kursyer për pension dhe një dhuratë martese për vajzën e saj.
Bëhet e ditur se zonja në fjalë i solli ekipit një shportë me molla për të shprehur mirënjohjen e saj për kthimin e parave.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...