Google ADS

Gjatë punimeve shembet hoteli Dubrovnik në Argjentinë, dyshohet për dhjetëra persona të ngecur nën rrënoja

15:17 | 29 Tetor 2024
Q L

Një hotel 10-katësh është shembur në Argjentinë, ku dhjetëra persona dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në largimin e rrënojave, pasi një pjesë e hotelit Dubrovnik në qytetin bregdetar Villa Gesell në provincën e Buenos Airesit, u shemb.

Nga shtatë deri në nëntë, përfshirë punonjës të ndërtimtarisë – dyshohet se ishin brenda në momentin kur u shemb.

Këshilli lokal njoftoi se punonjësit e ndërtimtarisë po punonin në projektin që po kryhej pa lejen e komunës. Madje theksuan se këshilli kishte stopuar punën në gusht të këtij viti.

Të ngjashme