Këshilli i Sigurimit të OKB-së në kohën kur po mundohej të pajtohej për një rezolutë në lidhje me armëpushimin në Siri, zonat e rebelëve vazhdojnë të bombardohen për të gjashtën ditë.
Rusia dëshiron ndryshime për një draft që bën thirrje për qetësi 30-ditore për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimet mjekësore, transmeton portali arbresh.info
Diplomatët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë, aleatin kyç të Sirisë për zvarritje të kohës. Kurse Franca ka thënë se dështimi për të vepruar mund të shkaktojë fundin e vetë OKB-së.
Aktivistët thonë se 426 persona në Ghoutan Lindore janë vrarë këtë javë.
Avionët luftarakë kanë vazhduar bombardimet edhe sot. Douma dhe Hamouriyeh janë në mesin e zonave të goditura, ndërsa Këshilli i Sigurimit votonte për rezolutën në Nju Jork.
Forcat perëndimore dyshojnë se Moska dëshiron t’i japë Sirisë kohë për t’i dhënë një goditje përfundimtare forcave rebele në enklavën e mbajtur nga rebelët në buzë të Damaskut./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë