Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë nga rrëzimi i helikopterëve në lindje të Ukrainës, ndërkohë që Kievi i ka shtuar sulmet në një nivel të paparë brenda Rusisë dhe në jug të Ukrainës.
Ukrainska Pravda raportoi më 30 gusht se dy helikopterë Mi-8 u rrëzuan pranë qytetit të vijës së frontit, Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut më 29 gusht.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase e konfirmoi vdekjen e ushtarëve në transmetuesin publik Suspilne, por nuk dha hollësi.
Disa media raportuan incidenti ndodhi afër Bahmutit, qytetin ukrainas të kapur nga forcat ruse, i cili është skenë e luftimeve të mëdha dhe të vazhdueshme.
Ky lajm vjen në një kohë kur Ukraina duket se i ka rritur sulmet me dronë brenda Rusisë, bashkë me luftimet në jug në drejtim të Gadishullit të okupuar të Krimesë.
Zyrtarët rusë thanë më 30 gusht se u përballën me njërën prej sulmeve më të mëdha ukrainase me dronë në tokën ruse qëkur nisi lufta. Sulmet e së mërkurës e nxitën zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, të thotë se Ukraina “nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar”.
Dronët e goditën një aeroport në rajonin perëndimor të Rusisë, Pskov, pranë kufirit me Estoninë dhe Letoninë, dhe e shkaktuan një zjarr masiv, dhe duke i dëmtuar katër aeroplanë transportues il-76, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, duke cituar zyrtarët rusë.
Moska u hakmor duke e sulmuar Kievin me një breshëri raketash, duke i vrarë tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...