Gjashtë të vdekur pas sulmit me bombë në Afganistan

19:24 | 9 Prill 2018
Arbresh.info
Raportimet nga Afganistani ka njoftuar se të paktën gjashtë civilë janë vrarë nga një sulm me bombë afër një xhamie në Provincën Herat.
Zëdhënësi i kësaj province, Jilani Farhad, ka thënë se në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Farhad ka thënë se nëntë fëmijë të tjerë janë plagosur në qytetin Shindand.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qyteza Shindad është rreth 11 kilometra larg bazës strategjike të forcave ajrore të Afganistanit dhe misionit të NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme