Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë natës në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit dhe atë qendror të Dnipropetrovskit, thanë zyrtarët rajonalë.
Forcat ajrore ukrainase thanë më 4 maj se 13 dronë të lëshuar nga Rusia janë rrëzuar, por zyrtarët rajonalë thanë se nga fragmentet e dronëve të rrëzuar u plagosën qytetarë dhe u dëmtua infrastruktura kritike, si dhe ndërtesat tregtare dhe rezidenciale.
Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, shkroi në Telegram, se një fëmijë 13 vjeç dhe një grua janë dërguar në spital për trajtim pas plagëve të marra gjatë sulmeve.
Ekipet emergjente kanë shuar zjarrin në një ndërtesë të goditur nga fragmentet e dronëve të rrëzuar, por situata është nën kontroll, shtoi Synyehubov.
Dy persona janë plagosur në rajonin e Dnipropetrovskit, sipas guvernatorit, Serhiy Lysak. Ai tha se tri shtëpia po ashtu janë dëmtuar.
Së fundi, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin e Harkivit, kryeqyteti i të cilit gjendet 30 kilometra nga kufiri rus. Trupat ukrainase rimorën pjesë të mëdha të territorit të këtij rajoni vjeshtën e vitit 2022.
Harkivi është shënjestruar nga dronët dhe raketat ruse pothuajse çdo ditë për muaj të tërë, duke rritur frikën se Moska është duke planifikuar që të nisë një fushatë për ta rimarrë këtë territor./rel
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...