Roja bregdetare amerikane ka thënë se gjashtë personat që po konsideroheshin të zhdukur nga incidenti në Baltimore, supozohet se kanë vdekur.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do ta vizitojë vendin e ngjarjes dhe se ura do të rindërtohet me paratë nga buxheti federal, por që duhet miratimi në Kongres.
Gjashtë personat që konsideroheshin të zhdukur dje si pasojë e shembjes së urës në Baltimore në SHBA, nga përplasja e anijes së mallrave në njërën nga shputat e urës, supozohet se janë të vdekur. Dy persona janë shpëtuar, njëri nga të cilët është dërguar në spital dhe gjendja e tij është kritike. Të zhdukurit ishin persona që po punonin në urë duke riparuar gropat në rrugë.
Mediat lokale kanë raportuar se të gjithë të zhdukurit ishin shtetas të Meksikës, Guatemalës, Hondurasit dhe El Salvadorit. Roja Bregdetare amerikane ka thënë se ka pezulluar kërkimet dhe se ka nisur përpjekjet për rikuperim nga incidenti.
Zyrtarët amerikan thanë se anija transportuese e quajtur Dali, që po lundronte nën flamurin e Singaporit, ka pasur telashe me energjinë elektrike, ndërsa pak para se të përplasej në urë, ka dërguar sinjalin për alarm. I gjithë ekuipazhi I anijes, 22 anëtarë, thuhet se ishte nga India.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se sapo të jetë e mundur do ta vizitojë qytetin Baltimore, duke theksuar se ka urdhëruar ekipin e tij për ta rihapur portin dhe për ta rindërtuar urën sa ma shpejt që është e mundur. Biden ka thënë se shembja e urës ishte si pasojë e një aksidenti dhe se qeveria federale do të paguajë për urën, megjithatë kjo duhet të aprovohet nga anëtarët e Kongresit.
Ura Francis Scott Key ishte e gjatë më shumë se 2.6 km, ndërsa ishte hapur për qarkullim 47 vjet më parë./rtk
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?