Gjashtë të burgosur palestinezë kanë ikur nga një nga burgjet më të mbrojtura të Izraelit.
Ata ia kanë dalur që të arratisen përmes një rrugicë që krijuan nën lavaman në qeli, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar ende.
Sipas Guardian, në mesin e të arratisurve ka edhe anëtarë të organizatës islamike, që po qëndronin në një qeli në burgun Gilboa.
Edhe pse fillimisht u mendua se ata hapën një tunel, komisari i shërbimit të burgjeve izraelite, Katy Perry, tha se të arratisurit përfituan nga një gabim në strukturën e burgut dhe zbuluan një hendek nën dysheme.
“Sipas hulumtimit tonë të parë, duket se nuk ka pasur gërmime, por pjata që mbulonte vrimën sapo ishte ngritur,” tha Perry.
Omer Barlev, Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, tha se burrat mund të kenë mbërritur tashmë në Bregun Perëndimor pasi arratisja u zbulua të hënën në mëngjes në orën 3 pasdite.
“Planifikimi ishte shumë i saktë, shumë i detajuar, kështu që ndoshta ka pasur ndihmë nga jashtë. Ne jemi duke e hetuar atë tani. Ne do ti kapim të arratisurit,” tha Barlev.
Videot e publikuara pas arratisjes tregojnë një kalim të ngushtë nën lavaman, dhe besohet se të arratisurit kanë kaluar përmes atij kalimi.
Zyrtarët kanë hequr postblloqet dhe po patrullojnë zonën e burgut. 400 të burgosurit e tjerë u transferuan për të parandaluar përpjekjet e mëtejshme të arratisjes./arbresh.info/
https://twitter.com/SkyNews/status/1434848859130261515
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...