Të paktën gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore ruse në Idlib, zonën veri-perëndimore të Sirisë që më herët është shpallur zonë e mbrojtur nga aktet e agresionit, tha agjencia lokale e mbrojtjes civile, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas observatorit të avionëve të opozitës siriane, avionët luftarakë rusë kryen sulme ajrore në rrethin Marratinnuman dhe në fshatrat Babila, Ayn Krey, Al Sirixh ve Al Hamidiyah në Idlib.
Ndërkaq, edhe regjimi i Bashar al-Asadit ka sulmuar me artileri qytezën Bidama dhe katër fshatra në Idlib.
Mbrojta Civile, e njohur me emrin “Helmetat e Bardha”, ka njoftuar se 75 civilë, përfshirë 13 fëmijë, kanë humbur jetën muajin e kaluar nga sulmet në Idlib.
Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara.
Regjimi sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë thyer vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës.
Zona e deeskalimit aktualisht është vendstrehim për rreth katër milion civilë, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit nga i gjithë vendi i shkatërruar nga lufta.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...