Gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë u vranë në Siri

11:19 | 18 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Gjashtë civilë sirianë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të shtunën në bombardimet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve terroriste të lidhura me Iranin, duke shkelur përsëri armëpushimin në zonën e deeskalimit në Idlib në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të vendosura në bazën Al-Hamidiya në juglindje të Idlibit shkelën armëpushimin duke granatuar një fshat me raketa tokë-tokë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë, ose Helmetave të Bardha, gjatë vlerësimit fillestar në një fshat në provincën Jabal al-Zawiya u gjetën se tre gra u vranë dhe disa civilë u plagosën në sulm.

Gjashtë civilë, përfshirë tre fëmijë dhe një vullnetar të mbrojtjes civile, janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit në fshatin Sirce që nga e premtja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme