Google ADS

Gjashtë arrestuar, planifikonin sulme terroriste në kohë të Krishtlindjes

16:42 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia kundër terrorizmit ka shkatërruar një celulë të ISIS-it.

Ata kanë arrestuar gjashtë persona që dyshohen se po planifikonin sulme terroriste në tregjet e Krishtlindjeve, transmeton arbresh.info

Sirianët u arrestuan gjashtë bastisjeve, ku ishin të përfshirë 500 oficerë policie në qytetet e Kassel, Hannover, Essen dhe Leipzig.

Sipas raportimeve lokale, bastisjet që u kryen në agim, u zhvilluan në tetë adresa të ndryshme.

Telefonat celularë, laptopë, karta SIM dhe sende të tjera u konfiskuan nga banesat.

Nuk u raportua se u gjetën materiale shpërthyese.

Ka gjithashtu raporte se burrat kishin hyrë në Gjermani me ID të rreme pasi luftuan për ISIS në Siri.

Ata po mbahen si të dyshuar për planifikimin e një sulmi të bashkërenduar në një treg të Krishtlindjeve në Gjermaninë veriore perëndimore duke përdorur armë dhe eksplozivë.

Të gjashtë të dyshuarit u identifikuan si qytetarë sirianë të moshës ndërmjet 20 dhe 28 vjeç, të cilët arritën në Gjermani si azilkërkues midis dhjetorit 2014 dhe shtatorit 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme