Dy gjarpërinj kanë detyruar presidentin e Liberisë, George Weah, të dalë nga zyra dhe të punojë në banesën e tij private.
BBC raporton se dy gjarpërinjtë u gjetën të mërkurën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit.
I gjithë stafi është larguar nga ndërtesa dhe do rikthehen më 22 prill.
“Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa,”-tha sekretari për shtyp, Smith Toby. “Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën.”
Zyra e presidentit është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi një zjarr në vitin 2006 e dogji rezidencën presidenciale. /oranews/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist