Giorgia Meloni bën betimin si kryeministre e Italisë

12:45 | 22 Tetor 2022
A. B.

Është betuar sot si kryeministrja e parë femër e Italisë, Giorgia Meloni.

Meloni i ka dhënë partisë së saj një nivel pushteti që ka qenë i paarritshëm për forcat e tjera të ekstremit të djathtë në Evropën Perëndimore, raporton CNN.

Ceremonia e betimit u zhvillua në pallatin presidencial të Italisë, ndërsa kabineti i saj pritet të miratohet në një votëbesim parlamentar në fillim të javës së ardhshme.

Kujtojmë se partia e Giogia Melonisë “Vëllezërit e Italisë” është në koalicion qeverisës me “Forza Italia” të Silvio Berlusconit dhe Matteo Salvinin e “Lega”.

Ndërsa, javën e kaluar rrodhën disa audio ku treguan se Berlusconi ka marrë si dhuratë për ditëlndje 20 shishe vodka dhe një “letër shumë të mirë” nga presidenti rus, Vladimir Putin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme