Google ADS

Gina Haspel konfirmohet si drejtoresha e parë femër e CIA-s

08:24 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Senati amerikan ka miratuar drejtoreshën e parë femër të CIA-s, përkundër rolit të saj si pjesë e programit të marrjes në pyetje pas ngjarjeve të 11 shtatorit.

Konfirmimi i Gina Haspel me 54-45 vota ndiqet nga një luftë partiake në mesin e senatorëve për teknikat e përdorura nga CIA në kohën e Bushit, transmeton portali arbresh.info.

Zonja Haspel, një veterane e CIA-s, dikur ishte mbikëqyrëse e vendit të ashtuquajtur i zi në Tajlandë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Ish shefi i CIA-s Mike Pompeo u largua për t’u bërë Sekretar i Shtetit.

Senatori republikan John McCain, i cili ishte torturuar gjatë pesë viteve të tij në burgun e Vietnamit, më parë kishte paralajmëruar kundërshtimin e tij ndaj kandidatit të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Të enjten, gjashtë demokratë kaluan linja partiake për të votuar në favor të saj.

Njëri prej tyre, Senatori i Virxhinias Mark Warner, tha se zonja Haspel i kishte thënë atij se agjencia nuk duhej të kishte përdorur kurrë teknikat e ashtuquajtura të marrjes në pyetje.

Ai tha se ajo u zotua që kurrë të mos përdorë metoda të tilla edhe nëse presidenti e kërkon këtë./Arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/997220260259487744?tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-44159593

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme