Që nga mbrëmja e ditës së diele në Ghoutan Lindore, sulmet ajrore të kryera nga Rusia dhe ushtria siriane kanë vrarë të paktën 310 civilë, duke përfshirë 72 fëmijë, ka deklaruar për “ABC” Rami Abdurrahman, drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
“Avionët luftarakë janë ende në qiell”, tha më pas Nour Adam, një aktivist i medias në Ghouta Lindore, i cili kërkoi që emri i tij i vërtetë familjar të hiqet për shkak të shqetësimeve. “Njerëzi janë duke qëndruar të mbyllur”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info
Rreth 400 mijë njerëz janë bllokuar në Ghoutan Lindore me qasje të pakët për ushqim, ujë, lëndë djegëse, energji elektrike dhe kujdes shëndetësor, ka theksuar OKB.
Shumë prej tyre kanë lënë shtëpitë dhe janë duke kërkuar strehim nëpër bodrumet e shtëpive.
Forcat qeveritare siriane kanë për qëllim marrjen në kontroll të territorit që kontrollohej nga forcat opozitare, ndërsa OKB ka bërë thirrje për armëpushim dhe për lejimin e qasjes së ndihmave humanitare./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist