Franca ka shtuar zërin e saj në thirrjen për një armëpushim 30 ditor në rajonin e Ghoutas Lindore që mbahet në kontrollë nga forcat opozitare të Sirisë.
Gjithashtu, Franca ka theksuar se mekanizëm i fuqishëm mbikëqyrës duhet të vihet në vend për ta monitoruar atë, transmeton portali arbresh.info
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjatë një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonia Guterres, ka theksuar se është “e domosdoshme” që bashkësia ndërkombëtare të veprojë.
“Armëpushimi 30-ditor, i propozuar në një rezolutë nga Suedia dhe Kuvajti, për të evakuar dhe lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në duhet të mbështetet”, ka deklaruar Le Drian.
Megjithatë, ambasadori i Rusisë në OKB ka theksuar se armëpushimi nuk është realist.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Le Drian përsëriti kërkesën e Presidentit Emmanuel Macron për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.
Ministri francez do të udhëtojë në Moskë me 27 shkurt, ku pritet që të diskutoje mbi situatën në Siri me homologun e tij Sergei Lavrov./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...