Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për të marrë kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) duke zëvendësuar Christine Lagarde e cila u dorëhoq për të drejtuar BQE-në, njoftoi institucioni me qendër në Uashington.
“Periudha e prezantimit të kandidaturave në postet e drejtorit të përgjithshëm u mbyll të premten më 6 shtator”, njoftoi FMN-ja në një komunikatë.
“Një kandidate, Kristalina Georgieva, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme e Bankës Botërore dhe shtetase bullgare, konfirmoi vullnetin për të qenë kandidate”, thuhet në këtë komunikatë.
Këshilli i administrimit do të organizojë mbledhje mes kandidates dhe administratorëve për një të prezantuar emërimin deri në 4 tetor.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...