Sekretari i Shtetit të Georgias, Brad Raffensnberger ka njoftuar se gara në këtë shtet do të shkojë në rinumërim.
Ai thotë se 4,169 vota mbeten për t’u numëruar dhe rreth 8,000 fletëvotime të ushtrisë që ende janë në postë dhe vetëm do të numërohn nëse arijnë deri në fund të ditës, transmeton portali arbresh.info
“Momentalisht Georgia është shumë ngushtë për të shpallur fitues”, thotë ai, duke shtuar “Me një marzhë aq të vogël do të ketë rin8umërim në Georgia”.
“Interesat në zgjedhjet tona shkojnë përtej kufijve të Georgia. Shifra finale në Georgia në këtë pikë ka implikime të mëdha për gjithë vendin”.
“Ne po shohim një diferencë më pak se një shkollë e mesme e madhe,” shtoi ndihmësi i Raffensberger, Gabriel Sterling pasi zyrtari republikan u largua pa marrë pyetje.
Sterling, i cili mbikëqyr votimin për shtetin, shtoi se arsyeja e rinumërimit është për shkak të asaj se sa afër garës është dhe se ata nuk kanë parë “ndonjë parregullsi të përhapur” që do të tregonte lojë të ndyrë./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha