Ish Presidenti amerikan, George W Bush është hapur më tej në lidhje me reagimin e tij ndaj kryengritjes në Kapitol.
Më 6 janar, protestuesit hynë në Kapitol ndërsa deputetët ishin mbledhur për të vërtetuar fitoren e Joe Biden si President i SHBA-ve, transmeton portal arbresh.info
Turma, e cila po kërkonte që rezultati i zgjedhjeve të përmbysej, vandalizoi pronën e Kapitolit dhe plaçkiti ndërtesën, duke thyer dritaret dhe duke plaçkitur zyrat.
Bush, ish-Presidenti republican në një intervistë për The Texas Tribune tha se atij “iu trazua stomaku” gjatë kaosit.
“Kam qenë shumë i shqetësur”, tha ai.
Ish presidenti tha se trazirat “minojnë shtetin e së drejtës dhe aftësinë për tu shprehur në mënyra paqësore në sheshin publik” duke shtuar: “Kjo nuk ishte aspak një shprehje paqësore”.
Pesë njerëz vdiqën si rezultat i trazirave të dhunës më 6 janar, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit i cili u rrah ndërsa përpiqej të largonte turmat.
Në deklaratë, Z. Bush e përshkroi kryengritjen si “skena barbarizmi” dhe e quajti atë një “pamje të sëmurë dhe zemërthyer”.
“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar sot për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë,” tha ai.
Një ditë pasi Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve më 7 nëntor 2020, Bush lëshoi një deklaratë duke zgjatur “urimet e tij më të ngrohta” presidentit dhe duke njohur fitoren e tij.
Në intervistë, Bush ka theksuar se është shumë e qartë se zgjedhjet e vitit 2020 nuk ishin vjedhur./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...