Ish-presidenti, George W.Bush, ka dënuar ashpër fanatizmin dhe supremacinë e bardhë janë kundër kulturës amerikane.
“Identiteti ynë si një komb, ndryshe nga kombet tjera, nuk përcaktohet nga gjeografia, etnia, toka apo gjaku. Kjo do të thotë që njerëzit e çdo race, religjioni dhe etnie mund të jenë amerikanë, po aq sa janë edhe vetë amerikanët”, tha ai gjatë një fjalimi në Institutin e Nju Jorkut, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se fanatizmi duket i inkurajuar, edhe pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme se nga kush.
Gjatë fjalimit, Bush nuk e ka përmendur asnjëherë Presidentin Trump, por në mes rreshtash ai tha se “institucionet amerikane duhet të “rriten” dhe duhet të rimëkëmbin identitetin amerikan”.
Presidenti i 43-të i SHBA-ve, gjithashtu ka folur edhe për ndikimin rus në Shtetet e Bashkuara.
“Qeveria ruse ka bërë një projekt për të kthyer amerikanët kundër njëri-tjetrit”, tha ai, duke shtuar se ndërhyrja ruse nuk do të jetë e suksesshme.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë duke kaluar nëpër një “nacionalizëm naiv”./arbresh.info/
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...