Vdekja e pazakontë e një burri me ngjyrë të quajtur George Floyd, në shumë shtete të botës ka bërë të zhvillohen shumë demonstrata dhe përleshje me forcat policore.
George Floyd vdiq pas arrestimit nga policia në Minneapolis, do të varroset sot pranë nënës së tij në Houston Teksas, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Ceremonia para varrimit të tij, po mbahet në Shatërvanin e Kishës së Falënderimeve.
Bëhet e ditur se rreth 500 të ftuar nga familja e tij, përfshirë drejtues politikë dhe të famshëm pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni, pasi vdekja e tij ka tronditur Amerikën, duke bërë thirrje për reforma ndaj racizmit.
Trupi i tij është ekspozuar para qytetarëve për 6 orë gjatë një mbledhje komemorative në Houston para se të fillojë ceremonia e varrimit, mbledhje komemorative ishin organizuar edhe në Minneapolis ku ndërroi jetë, në Redford, dhe në vendlindjen e tij në Karolinën e Veriut. / arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...