Gënjeu e dashura se e kishin abuzuar, 26-vjeçari godet me thikë adoleshentët dhe më pas vret veten

23:52 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Një i ri në Rusi ka goditur me thikë dy adoleshentë dhe më pas ka qëlluar veten me armë gjahu, pasi e dashura i tha se ata kishin abuzuar seksualisht me të.

Ruslan Lebedev, 26 vjeç goditi me thikë Maxim Khabibullin, 17-vjeç dhe Alexander Rain, 16 vjeç, pasi e dashura e tij Anna pretendoi se adoleshentët e detyruan të bënte seks me ta.

Khabibullin ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Rain raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në momentin kur 26-vjeçari i tregoi të dashurës se çfarë kishte bërë, u habit jo pak kur ajo i tha se adoleshentët nuk kishin abuzuar vërtetë me të dhe të gjithë këtë histori ajo e kishte trilluar.

I rënduar psikologjikisht për vrasjet e kryera, Ruslan ka varë veten në një pyll dhe pranë trupit të pajetë të tij u gjet një armë gjahu./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme