Sipas analizave të reja, niveli i gazrave të karbonit që janë liruar në atmosferë në nivel botëror ka rënë me shpejtësinë më të madhe në 30 vjetët e fundit. Kjo ka ndodhur si rezultat i vendimit të kompanive energjetike për t’ia kthyer shpinën thëngjillit.
Energjia elektrike e prodhuar nga djegia e thëngjillit ra për 3 për qind gjatë vitit të kaluar, duke ndikuar në 2 për qind më pak gazra të dyoksidit të karbonit, sipas vlerësimit të organizatës “Ember”.
Megjithatë, autorët e hulumtimit thonë se largimi nga thëngjilli dhe karburantet ende nuk është bërë metodë e zakonshme e prodhimit të energjisë dhe i paralajmëruan qeveritë e botës që duhet ta shpejtojnë kalimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë, nëse bota synon t’i shmangë efektet më të rënda të ngrohjes globale.
Rënia e përdorimit të thëngjillit për prodhimin e energjisë ishte më e madhja që nga viti 1990, kur Agjencia Ndërkombëtare kishte filluar t’i publikonte shifrat. Ky ndryshim u arrit kryesisht për shkak të rritjes së përdorimit të burimeve të ripërtëritshme në Evropë dhe çmimit me konkurrencë më të madhe të gazit në Shtetet e Bashkuara.
Rifillimi i punës së reaktorëve bërthamorë në Japoni dhe Kore të Jugut gjithashtu e ngadalësuan kërkesën për thëngjill, thuhet në hulumtim. Megjithatë, Kina e rriti për dy për qind përdorimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin