Prodhuesi rus i gazit, Gazprom, tha të shtunën se ndërpreu furnizimin me gaz të Letonisë fqinje, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve për furnizim.
Rusia tashmë ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat refuzuan të paguajnë për gazin në përputhje me një urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërkon që llogaritë në rubla të hapen në një bankë ruse si pjesë e skemës së re të shlyerjes së borxheve për gazin.
Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për kompaninë Shell Energy Europe në Gjermani.
Në një deklaratë të shtunën, Gazpromi nuk saktësoi se cilat kushte të furnizimit me gaz dyshohet se janë shkelur nga Letonia.
Lëvizja e Gazpromit vjen një ditë pasi kompania letoneze e energjisë Latvijas Gaze, tha se po blinte gaz nga Rusia dhe po paguante në euro në vend të rublave të kërkuara.
Një zëdhënës i Latvijas Gaze, megjithatë, tha të premten se gazi që kompania po blinte nuk ishte nga Gazpromi. Latvijas Gaze nuk do të identifikojë ofruesin e gazit, duke respektuar mirëbesimin.
Latvijas Gaze nuk komentoi ende njoftimin e Gazpromit.
Në mars, presidenti Putin tha se prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror do t’u kërkonte vendeve të përcaktuara si “jomiqësore” në qëndrimin e tyre ndaj konfliktit në Ukrainë, që të paguajnë për gazin në rubla.
Komisioni Evropian, i cili ka paralajmëruar se respektimi i urdhrit të presidentit Putin mund të shkelë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës, u ka kërkuar kompanive të BE-së të vazhdojnë të paguajnë në monedhën e rënë dakord në kontratat e tyre me Gazprom, shumica dërrmuese e të cilave janë në euro ose në dollarë./voa/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...