Gazetarja ruse e cila u arrestua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë në një transmetim të drejtpërdrejtë të lajmeve, ka deklaruar se ka dashur të tregojë të vërtetën për qytetarët e saj.
Marina Ovsyannikova, redaktore e Channel 1, medium i kontrolluar nga shteti, u arrestua pasi protestoi gjatë edicionit të lajmeve duke mbajtur një shënim në të cilin shkruhej “jo luftë”, transmeton portal arbresh.info
Duke folur për programin “This Week” të transmetuesit amerikan ABC të dielën, Ovsyannikova tha se ajo ndjeu se punëdhënësi i saj po përhapte “gënjeshtra” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.
“Unë mund të shihja se çfarë po ndodhte në realitet në Ukrainë,” tha ajo. “Ajo që treguam në programet tona ishte shumë e ndryshme nga ajo që po ndodhte në realitet”.
Sipas Ovsyannikova, ajo fillimisht mendoi t’i bashkohej protestave në rrugë në Rusi, por vendosi që protesta e saj në televizion do të ishte më “domethënëse” dhe do të kishte një ndikim më të madh.
Ajo u lirua nga paraburgimi pas një marrjeje në pyetje 14-orëshe dhe u gjobit me 30,000 rubla ( 227 dollarë)./arbresh.info/
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...