Gazetarja ruse Tatyana Feldenhauer ka marrë lëndime serioze pasi një person i panjohur e ka therur atë në fyt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zyret e radios ‘Echo of Moscow’, ndërkohë që ajo punonte aty si zëvendskryeredaktore, transmeton arbresh.info.
Personi i cili ka hyrë në zyret e kësaj medie dhe ka kryer aktin, është mbajtur nga kolegët dhe më pas është arrestuar nga Policia.
Feldenhauer është në spital dhe po trajtohet pas lëndimeve të marra.
Burime të pakonfirmuara thonë se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti personal mes gazetares dhe sulmuesit./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...