Një burim ka pohuar se gazetarit Jamal Kashoggit ishte copëtuar sa ishte gjallë.
Sipas këtij burimi, ekzekutimi brutal ka ndodhur rreth shtatë minuta, transmeton portali arbresh.info
Burimi anonim i cili pretendon se kishte dëgjuar një regjistrim të kapur nga ora e gazetarit, në një interviste për Middle East Eye tha Kashoggi u vra pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Sipas burimit, kaseta zbulon se Khashoggi u zhvendos nga zyra e Konsullit të Përgjithshëm në një tavolinë në vendin fqinj, ku edhe iu shpërbë trupi.
Regjistrimi audio thuhet se ka kapur britmat e vdekur të gazetarit të humbur para se të ‘injektohej me një ilaç të panjohur’ dhe heshti.
Burimi pohoi gjithashtu se britmat e gazetarir janë dëgjuar edhe në katin e poshtëm, pasi ai ishte prerë në copa.
Lajmi vjen pasi policia turke tha se ka dëshmi se gazetari Jamal Khashoggi u vra dhe copëtua brenda konsulatës saudite në Stamboll.
Një zyrtar turk konfirmoi CNN të martën se policia beson se Khashoggi u brishua brutalisht, pasi një raport i mëparshëm në Neë York Times menjëherë pas zhdukjes së tij bëri pretendime të ngjashme.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha të premten se do të dalë së shpejti me një përfundim në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit.
Duke kërkuar për të zbutur krizën rreth zhdukjes së Khashoggi, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo arriti sot në Riad për t’u takuar me mbretin Salman dhe princin e kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite.
Pas Arabisë Saudite, Pompeo pritet të udhëtojë për Turqi, ku pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu.
CNN ka theksuar se Arabia Saudite është duke përgatitur një raport në të cilin pritet të thuhet se gazetari duhet të dërgohej në mbretëri, por që humbi jetën gjatë marrjes në pyetje.
Që nga zhdukja e gazetarit, Arabia Saudite me këmbëngulje ka mohuar përfshirjen në këtë rast./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...