Gazetari i televizionit izraelit “Channel 13” në llogarinë e tij në Twitter shkroi se Marina Turke urdhëroi anijën kërkuese izraelite “Bat Galim” të lartgohet nga Mesdheu Lindor.
Gazetari izrealit Barak Ravid publikoi se Marina Turke kishte larguar një anije kërkuese izraelite e cila po kryente kërkime në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai shoti se kjo ishte një anije në të cilën hulumtues nga Izraeli dhe Qiproja kishin bashkëpunuar në një projekt të përbashkët.
Ravid theksoi se nga një zyrtar izraelit, të cilin nuk e emëroi, mori informata se anija e Marinës Turke kishte kontaktuar anijen izraelite duke e urdhëruar që të largohet nga zona.
Gazetari izraelit poashtu pohon se në kohën e incidentit, anija kërkuese izraelite ndodhej në ujrat të cilat bien nën kontrollin e grekëve qipriotë.
Ministria e Jashtme e Turqisë më herët njoftoi se Ankaraja kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor.
“Është e pakuptimtë të presësh që vendi ynë do t’u bindet kërcënimeve dhe të heqë dorë nga të drejtat e tij në Mesdheun Lindor. Askush të mos dyshojë se ne do të vazhdojmë aktivitetet tona kërkimore si më parë”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...