Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit saqë nëse do t’i tërhiqte fondet e saj, ajo do të falimentonte bankën, sipas një gazetari italian.
Libri më i ri i Gia nluigi Nuzzi, “Mëkati fillestar”, gërmon në sekretet më të errëta të Vatikanit dhe jep detaje se kur peshkopi amerikan Paul Marcinkus ishte zgjedhur president i Bankës së Vatikanit, Nënë Tereza besohej të kishte llogarinë më të mbushur me para, transmeton portali arbresh.info
“Në qoftë se Nënë Tereza do të kishte mbyllur llogaritë ose t’i kishte transferuar ato, instituti do të rrezikonte falimentimin,” shkruan Nuzzi, raporton La Presse.
Autori italian vazhdoi të tregonte se si zbulimi i llogarisë bankare të Nënë Terezës është provë e ndërhyrjes së gjatë të Marcinkus në çështjet e Vatikanit.
“Ka një bllok pushteti në Vatikan që pengon veprimin reformues të Papa Françeskut ashtu siç bëri me Benediktit XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhimin e tij paralel të IOR – dhe ajo ende ekziston sot”, tha Nuzzi./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...