Google ADS

Gazetari i kidnapuar xhiroi fshehtas rrëmbyesit e tij dhe e fshehu kartën në anus

20:30 | 6 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një gazetar britanez i kidnapuar në Sudan, ia doli që fshehtas të xhironte mënyrën e rrëmbimit dhe torturat që i ishin bërë.

Ai ia doli që të shfaqë videon pasi e kishte fshehur kartën e videon në anusin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Gazetari Phil Cox, në kohën e rrëmbimit u lidh me zinxhirë dhe u torturua nga autoritetet sudaneze.

Cox u rrëmbye së bashku me producentin dhe përkthyesin e tij, Daoud Hori, në dhjetor të vitti 2016. Ata janë mbajtur nga rrëmbyesit për gjashtë javë.

Pasi u rrëmbye nga njerëz të armatosur, Cox kishte zbuluar se ai ishte në përndjekje të autoriteteve sudaneze.

Cox dhe Hari e çuan në afërsi të maleve Marra Jebel, ku qëndruar të lidhur për një pemë dhe që kontrolloheshin nga burra të armatosur me AK47.

Ata më pas u dërgua në burgun Kobar në Khartum./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme