Një nga korrespodentët më të respektuar po e lë punën pasi është diagnostikuar me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) që ndërlidhet me raportimet e tij nga zonat e luftës.
Fergal Keane, i cili ka mbuluar gjenocidin në Ruanda, pastaj luftën në Kosovë dhe pushtimin e Irakut në karrierën e tij 30 vjeçare, ka vendosur ta lë pozitën e tij si redaktor i korporatës për Afrikë.
Gazetari irlandez ka qenë duke u ballafaquar me pasojat e PTSD-së privatisht për vite me radhë dhe ka pranuar edhe këshilla mjekësore, por “tani ndien se duhet ta ndërrojë rolin e tij në mënyrë që të ndihmojë më shumë shërimin e vet”, ka thënë BBC-ja.
Keane, 59, do të mbetet me korporatën në një pozitë të re duke i dhënë hapësirë t’i mentorojë korrespodentët e rinj.
Jonathan Munro, shef i BBC-së për mbledhje të lajmeve, ka vlerësuar lartë Keanen pasi pranoi se vuante nga kjo gjendje e shkaktuar nga trauma e përjetuar gjatë raportimeve nga disa prej rajoneve më të rrezikshme të botës.
“Është njëkohësisht i guximshëm dhe i mirëseardhur fakti se ai është i hapur për PTSD-në”, tha ai, në një email dërguar kolegëve, përcjell Koha.net.
Munro shtoi se nga koha kur është emëruar redaktor për Afrikë më 2017, Keane ka sjellë “informata, përvojë dhe mendje të hapur për rolin që kishte, duke mbuluar një varg storiesh të ndryshme përgjatë kontinentit”.
PTSD-ja është një çrregullim ankthesh i shkaktuar nga ngjarjet traumatike dhe shqetësuese. Përjetuesit shpesh i përjetësojnë ngjarjet e përjetuara përmes anktheve dhe kthimit të memories dhe mund të përjetojnë ndjenja izolimi, nervozizmi dhe faji, sipas NHS-së.
Veteranët ushtarakë janë më të rrezikuarit nga PTSD-ja.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...