Rrjeti televiziv CBS shkarkoi gazetarin veteran Charlie Rose, pasi 8 gra, që kanë punuar ose kanë kërkuar të bëhen pjesë e stafit të tij e akuzuan për ngacmime seksuale.
Pretendimet u bënë publike nga gazeta “The Washington Post”. Në një email për stafin, presidenti i CBS vlerësoi kontributin profesional të Rose, por shtoi sjellja e tij ishte thellësisht shqetësuese dhe e patolerueshme.
Rose ishte bashkëprezantues i programit të mëngjesit This Morning në CBS e shfaqej gjithashtu në PBS dhe Bloomberg, me Charlie Rose Shoë. Edhe këto të fundit njoftuan se do të pezullonin transmetimin e intervistave të tij.
Prezantuesi kërkoi ndjesë për historinë e “Washington Post”, por tha se jo të gjitha pretendimet ishin të vërteta.
Akuzat shtrihen nga vitet 90-të deri në 2011-n dhe përfshijnë ngacmime me duar, telefonata të pahijshme dhe avancime të padëshiruara. 75-vjeçari është një prej personazheve më të respektuar të ekranit në Amerike, i vlerësuar me çmime Emi dhe Peabody Aëards.
Në 2014-n revista “Time” e renditi mes 100 njerëzve me më shumë ndikim. Ai njihet për intervistat analitike, përfshirë edhe me personalitete të profilit të lartë si ish-presidenti President Barack Obama, prezantuesja Oprah Winfrey dhe miliarderi Warren Buffett./tch
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...