Departamenti amerikan i Shtetit nuk e përfshiu një gazetare të Radios Publike Kombëtare (NPR) në grupin e medieve që do të udhëtojnë me sekretarin Mike Pompeo, në një turne jashtë SHBA-së.
Ky veprim vjen disa ditë pasi Pompeo zhvilloi një intervistë të tensionuar me një gazetare tjetër të Radios Publike Kombëtare.
Radioja tha se nuk i është dhënë arsye për refuzimin e gazetares Michele Kelemen.
Shoqata e Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit, e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë Departamentin e Shtetit, tha se ndalimi i gazetares Kelemen mund të shihet vetëm si “hakmarrje” për intervistën e koleges së saj me Pompeon.
Departamenti i Shtetit nuk bëri ndonjë koment.
Mary Louise Kelly, gazetare e Radios Publike Kombëtare, e intervistoi Pompeon më 24 janar.
Në atë intervistë, Pompeo u pyet në mënyrë të përsëritur për Ukrainën dhe ambasadoren e shkarkuar të SHBA-së, Marie Yovanovitch.
Shkarkimi i Yovanovitchit ka qenë një faktor kyç që ka çuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Kelly tha se Pompeo është zemëruar dhe i ka dhënë fund intervistës kur është pyetur nëse e ka mbrojtur Yovanovitchin, shkruan REL.
Kelly po ashtu tha se asaj i është kërkuar që të shkonte në një dhomë tjetër të Pompeos për të vazhduar bisedën, pas intervistës 9-minutëshe.
Ajo tha se Pompeo ka bërtitur dhe ka përdorur gjuhë të urryer pasi ka pretenduar se shumica e amerikanëve nuk e dinë se ku ndodhet Ukraina.
Pompeo tha më pas se Kelly ka gënjyer.
Pompeo udhëton këtë javë në Britani, Ukrainë, Bjellorusi, Kazakistan dhe Uzbekistan.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...