NATO po përgatitet për një sulm rus në vitin 2025. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”, teksa i referohet një dokumenti të klasifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Berlinit.
Në tekstin e titulluar “Mbrojtja e Aleancës Atlantike 2025”, përshkruhet “hap pas hapi, muaj pas muaji”, si do të vepronte vendi agresor dhe si duhet të reagonte NATO.
Lufta mund të shpërthejë në verën e vitit 2025. Në pranverë, e inkurajuar nga “mbështetja e lëkundur perëndimore” për Ukrainën, Moska pritet të nisë një ofensivë në ish-republikën sovjetike, me “suksese të mëdha” deri në qershor.
Sipas dokumentit, Rusia më pas do të kryente sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride në Estoni, Letoni dhe Lituani.
“Në shtetet baltike, Moska do të nxiste përplasje midis pakicave ruse dhe pjesës tjetër të popullsisë, në mënyrë që të shfrytëzonte trazirat si pretekst për ndërhyrje. Kriza do të përkeqësohej me afrimin e stërvitjeve “Zapad 2024”, të cilat Rusia do t’i mbajë në territoret e saj perëndimore dhe në Bjellorusi nga shtatori i ardhshëm. Në manovra, 50 mijë ushtarë rusë do të vendosen në kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë”, thuhet në dokument, sipas Bild.
Po ashtu, sipas dokumentit, në tetor, Rusia pritet të vendosë trupa dhe raketa me rreze të mesme veprimi në enklavën e saj të Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, në një operacion propagandistik sipas të cilit NATO po përgatit një sulm kundër këtij territori.
Objektivi i Kremlinit do të ishte pushtimi i korridorit Suwalki midis Polonisë dhe Lituanisë, i cili ndan Bjellorusinë nga Kaliningrad. Por para kësaj, Moska do të thërriste një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të denoncuar planet e NATO-s për një sulm kundër territorit rus.
Në janar 2025 do të zhvillohej një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Atlantikut, ku Polonia dhe shtetet baltike do të informonin vendet e tjera të NATO-s për “kërcënimin në rritje nga Rusia”. Marsin e ardhshëm, Kremlini do të dërgonte më shumë trupa drejt Balltikut dhe Bjellorusisë, duke vazhduar të ngrinte spektrin e agresionit kundër tij nga Aleanca Atlantike për qëllime propagandistike. Në këtë pikë, Rusia do të kishte vendosur dy divizione të blinduara, një këmbësorie të mekanizuar dhe një komandë divizioni në Bjellorusi, për një total prej 70 ushtarësh.
Në maj të vitit të ardhshëm, NATO do të miratonte “Masat për parandalim të besueshëm” për të parandaluar agresionin rus kundër korridorit Suwalki nga territori bjellorus dhe Kaliningrad.
E pyetur nga “Bild” për “Mbrojtjen e Aleancës Atlantike 70”, Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk komentoi në detaje, megjithatë ministria njoftoi se “marrja në konsideratë e të gjithë skenarëve, përfshirë ato jashtëzakonisht të pamundura, është pjesë e aktivitetit të përditshëm ushtarak, veçanërisht në stërvitje”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?