Një gazetë lokale amerikane ka fituar Çmimin Pulitzer për mbulimin e vrasjeve masive në zyrat e tyre.
Por nuk kishte festë në Capital Gazette në Maryland ani pse fituan çmimin më prestigjioz të gazetarisë amerikane, transmeton portali arbresh.info.
Stafi në heshtje u përqafua në kujtim të pesë kolegëve që humbën jetën pasi një person i armatosur hyri në zyrat e tyre në qershor të vitit 2018.
Pulitzer gjithashtu ka fituar New York Times dhe Wall Street Journal për hetimet ndaj presidentit Donald Trump.
Capital Gazette në Annapolis fitoi një citim të veçantë të çmimit Pulitzer për mbulimin dhe guximin e tij përballë një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë amerikane.
Bordi Pulitzer dha këtë citim me një grant prej 100,000 dollarë për të çuar më tej gazetarinë e gazetës.
Një burrë me një hidhërim të gjatë kundër Capital Gazette akuzohet për sulmin. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm vitin e kaluar./Arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...