Burime palestineze thonë se Izraeli dhe militantët në Gazë kanë arritur një marrëveshje armëpushimi, me ndërmjetësimin e Egjiptit.
Marrëveshja u arrit pas dhunës të së shtunës, kur palestinezët hodhën gurë ndaj izraelitëve në kufi dhe Izraeli u përgjigj me sulmet më të mëdha ajrore në Gazë që nga lufta e vitit 2014.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se nga bombardimet u vranë dy djem të rinj palestinezë. Që nga rifillimi i protestave në Gazë, atje janë vrarë mbi 100 ëalestinezë.
Izraeli ka pësuar disa dëme, kryesisht djegje, nga pajisjet shpërthyese që kanë hedhur palestinezët matanë kufirit. Protestuesit po ashtu kanë djegur gomat e makinave të forcave izraelite me bombat e tyre artizanale.
Palestininezët thonë se protestat e tyre shprehin kundërshtimin ndaj planit të autoriteteve izraelite për shkatërrimin e një fshati beduinësh në Bregun Perëndimor./VOA
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën