Gaza, shkon në 64 numri i dëshmorëve

13:17 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Dy palestinezë ranë dëshmorë këtë mëngjes, pasi ishin plagosur nga zjarri i hapur prej ushtarëve izraelitë javën e kaluar në Rripin e Gazës në bllokadën izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“58 vjeçari Muin Abdulhamin es-Sai dhe 20 vjeçari Muhammed Mazin Ulejjan të plagosur me plumbat e forcave izraelite, këtë mëngjes ranë dëshmorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze në Gaza.

Pas humbjes së jetës të dy personave, numri i dëshmorëve palestinezë në kufirin e Gazës është rritur në 64.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë dhjetëra palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme