Mijëra palestinezë janë mbledhur në Rripin e Gazës për të shënuar përvjetorin e fillimit të protestave në afërsi të gardhit kufitar me Izraelin.
Të paktën 189 palestinezë dhe një ushtar izraelit është vrarë mes marsit dhe dhjetorit të vitit 2018, thotë OKB, transmeton portali arbresh.info.
Tubimet mbështetën të drejtën e deklaruar të refugjatëve palestinezë që të ktheheshin në shtëpitë stërgjyshore në atë që është tani Izraeli.
Një hetim i OKB thotë se ushtarët izraelitë mund të kenë kryer krime lufte gjatë marshimeve – një akuzë që Izraeli refuzon.
Kjo ditë proteste do të jetë një provë serioze e qetësisë së brishtë midis Izraelit dhe Hamasit, grupi islamik në Gaza, thotë Yolande Knell i BBC në Jerusalem.
Egjipti dhe OKB kanë negociuar për të penguar një përshkallëzim të mëtejshëm pas një jave të tensionuar në të cilën militantët palestinezë qëlluan raketa në Izrael dhe forca ajrore e Izraelit goditi dhjetëra vende në Gaza./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...