Google ADS

Gaza shënon 182 raste të reja me koronavirus

20:00 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 182 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i rasteve në Gaza u rrit në 1.151 raste, përfshirë nëntë vdekje dhe 89 të shëruar.

Ministria përsëriti thirrjet e saj për banorët që t’u përmbahen masave parandaluese për të frenuar përhapjen e sëmundjes, veçanërisht midis fëmijëve dhe të moshuarve.

Qeveria e udhëhequr nga Hamas vendosi një bllokim dhe kufizim të lëvizjes më 24 gusht për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes në Gazën e cila ndodhet nën bllokadën izraelite./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme