Për herë të parë që nga viti 2014, forcat palestineze në Rripin e Gazës kanë gjuajtur mbi 100 predha artilerie dhe raketa në lokalitetet e afërta të Izraelit, duke plagosur së paku gjashtë njerëz.
Në të njëjtën kohë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) gjithashtu kanë qenë ushtarakisht aktivë gjatë gjithë ditës, duke nisur të paktën 30 sulme ajrore mbi Rripin e Gazës, transmeton portali arbresh.info
Izraelit e ka fajësuar Hamasin për dhunën, ndërsa kjo e fundit e ka akuzuar Izraeli për ndezjen e tensioneve.
Kjo përgjigje e madhe nga forcat palestineze erdhi vetëm 24 orë pasi katër palestinezë u vranë si pasojë e bombardimeve të kryera nga forcat izraelite.
Për të parandaluar eskalimin e situatës, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...