Gaza, 19 palestinezë të plagosur nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë

22:08 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Nëntëmbëdhjetë palestinezë njoftohet të jenë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së fundit të ushtarëve izraelitë në protestën e organizuar në kufirin e Gazës kundër e njohjes së Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, tha në një deklaratë me shkrim se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve palestinezë në kufirin lindor të Gazës, duke lënë të plagosur 19 prej tyre.

Kudra njoftoi se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.

Ndryshe, palestinezët edhe sot kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotjsellës kundër palestinezëve të cilët kanë gjuajtur në drejtim të tyre me gurë.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor shpalli njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet.

Vendimi i SHBA-ve ka shkaktuar reagime të shumta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërsa në shumë shtete vazhdojnë të organizohen protesta.

Rripi i Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë, që nga viti 2006 është i bllokuar me embargo tokësore, ajrore dhe detare nga ana e Izraelit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme