Google ADS

Gaz lotsjellës në protestën anti-Trump në Liban

10:50 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Protestues të shumtë janë përplasur me forcat libaneze të sigurisë pranë Ambasadës amerikane në veri të kryeqytetit Bejrut, në atë që rezulton demonstrata e fundit kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujëhedhëset për të detyruar zmbrapsjen e protestuesve me flamuj në duar. Gjatë natës, edhe Liga Arabe dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas saj, SHBA nuk mund të konsiderohen më tashmë si ndërmjetëse të paqes në Lindjen e Mesme.

Protestuesit, që iu afruan shumë Ambasadës në zonën Aëkar të Bejrutit verior, hodhën gurë dhe ndezën zjarre nëpër rrugë.

Forcat e sigurisë krijuan barrikada në rrugën kryesore që të çon drejt kompleksit të madh diplomatik.

Por kjo nuk ishte e vetmja demonstratë, pasi njerëz të shumtë protestuan edhe jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, disa prej të cilëve me parulla ku lexohej “Palestina është në zemrat tona”.

Një objekt në flakë është hedhur edhe në një sinagogë të Gotenburgut, në Suedi, orët e vona të së shtunës, në atë që policia suedeze tha se ishte një përpjekje e dështuar për zjarrvënie. Udhëheqësi i komunitetit hebre, Allan Stutzinsky tha se ngjarjet e fundit po çojnë drejt “kërcënimeve më të mëdha”.

 Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme