Gati pesë mijë të vdekur nga koronavirusi në Arabinë Saudite

18:23 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Arabinë Saudite ka arritur në 4.947, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 24 viktima nga virusi dhe 468 raste të reja, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Arabinë Saudite ka shkuar në 337.711 me rastet e reja të konfirmuara.

Ndërkaq, deri më tani, 323.208 persona janë shëruar nga virusi, me 596 të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme