Gati një milion njerëz janë larguar nga Britania e Madhe gjatë vitit të kaluar

23:49 | 24 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Britania e Madhe ka humbur një rekord të punëtorëve të huaj gjatë fillimit të pandemisë, në vitin 2020, sipas të dhënave nga zyra britanike e statistikave ONS, e cila vëren se vlerësimet duhet të shqyrtohen me kujdes për shkak të metodave të personalizuara të mbledhjes së të dhënave.

Në periudhën tetor-dhjetor 2020, numri i punëtorëve të huaj në Britani u ul me 795 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të ONS, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Raporti gjithashtu tregoi një dalje të gati një milion qytetarëve mbi moshën 16 vjeç, të lindur jashtë Britanisë.

Britania regjistroi vdekjet më të larta të lidhura me koronavirusin në Europë dhe rënien më të madhe ekonomike midis vendeve europiane.

Sektorë të tillë si industria e mikpritjes, e cila zakonisht punësonte një numër të madh të punëtorëve të huaj, ishin veçanërisht të goditur gjatë pandemisë.

Duke komentuar mbi raportin ONS, Jonathan Portes, një profesor i ekonomisë dhe politikës në King’s College London dhe një ish-kryekonomist në Ministrinë Britanike të Punës dhe Pensioneve, thotë se të dhënat tregojnë për një përfundim mbi migracionin masiv.

“Unë nuk kam dyshim se kjo shifër tregon numrin më të madh të njerëzve që kanë braktisur Britaninë gjatë viteve të fundit”, tha Portes.

Është e vështirë të vlerësohet nëse ata do të kthehen pas përfundmit të pandëmisë, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu vëren se largimet nga Britania e Madhe, duke pasur parasysh metodat e llogaritjes, mund të ketë qenë edhe më e lartë.

Sinjalet nga raporti mbi kthimin e pretenduar të më shumë se një milion britanikëve nga jashtë duken jo bindëse për të, raporton Reuters./arbresh.info/

Të ngjashme