Google ADS

Gati 6.9 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

19:01 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Si pasojë e koronavirusit, në mbarë botën kanë vdekur 399.286 persona, ndërsa janë shëruar gjithsej 3.378.010 pacientë.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 6.9 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në botë pozitiv ndaj koronavirusit janë testuar gjithsej 6.902.338.

Më shumë raste të infektuar janë regjistruar në SHBA, ku 1.971.054 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Pas SHBA-ve pason Brazili (649.514 të infektuar), Rusia (458.689 të infektuar), Spanja (288.058 të infektuar), Mbretëria e Bashkuar (284.868 të infektuar), India (240.932 të infektuar), Italia (234.531 të infektuar), Peru (187.400 të infektuar), Gjermania (185.414 të infektuar) dhe Irani (169.425 të infektuar).

Si pasojë e koronavirusit, në mbarë botën kanë vdekur 399.286 persona, ndërsa janë shëruar gjithsej 3.378.010 pacientë./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme