Google ADS

Gati 200 mijë të infektuar me Covid-19 në Rusi

15:54 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Rusia të shtunën përmbylli një javë me më shumë se 10 mijë raste të reja me koronavirusin në ditë, por gjithashtu raportoi numrin e saj më të lartë të shërimeve ditore deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 10.817 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 5.308 pacientë janë larguar nga spitalet gjatë së njëjtës periudhë, njoftoi ekipi i urgjencës në raportin e tij të përditshëm.

Numri i të vdekurve u rrit në 1.827, pasi 104 viktima të tjera u regjistruan që nga dje, shtohet më tej.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 198.676, ndërsa 242 mijë pacientë të dyshuar mbeten nën mbikëqyrje mjekësore.

Numri i përgjithshëm i shërimeve në vend tani është 31.916, tha ekipi.

Deri më tani, 5,2 milionë testime janë kryer në Rusi.

Katër zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, janë shtruar në spital me COVID-19 brenda dy javësh.

Përkundër masave restriktive, të cilat përfshijnë një bllokim në kryeqytetin Moskë, ndalimin e hyrjes së të huajve dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia tani është vendi i pestë më i goditur nga pandemia e koronavirusit.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Aktualisht, Evropa dhe SHBA janë rajonet më të goditura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme